Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Inter mposht Napolin me përmbysje të “çmendur” dhe futet në garë për titull

Interi ka marrë një fitore të artë duke mposhtur 3-2 mes vuajtjesh Napolin në ‘’San Siro’’.

Ishte skuadra e Spaletit që kaloi e para në avantazh me një supergol të Zilinskit, por zikaltrit përmbysën gjithçka në pjesën e parë. Fillimisht, Çalhanoglu ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh të akorduar pas një prekje me dorë të Kulibalis, ndërsa Perisiç dërgoi Interin në avantazh pas një asisti nga goditja e këndit e turkut.

Në pjesën e dytë, skuadra e Inzagit shënoi dhe të tretin me Lautaro Martinez, që rikthehet te goli pas një muaji. Por për të hapur ndeshjen mendoi Driz Mertens që lëshoi një silurë në minutën e 78-të.

Por vetëm kaq, Interi futet zyrtarisht në garën për titull duke u afruar me katër pikë nga kreun, ndërsa Napolin e ndjek fati i Milanit, pasi deri dje të dyja skuadrat ishin të pagabueshme në Serinë A

Related posts

SKRINIAR LARGOHET NGA PARISI/ 10 milionë euro në arkat e PSG

F.autor

DEBUTIM ËNDRRASH/ Kulusevski merr duartrokitjet e të gjithëve me SUPER GOL tek Juventus (VIDEO)

Delo.autor

PENALLTIA E HUMBUR NDAJ FERNANDES/ Portieri i Aston Villa-s sfidoi Ronaldon: Eja gjuaje ti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment