Futboll Premier League Sport

AUBAMEYANG SI KARREM/ Plani i Arsenal për të marrë yllin e Barcelonës

Ditët e Ousmane Dembele te Barcelona mesa duket janë të numëruara.

Francezi së fundmi ka shkaktuar shumë polemika për sjelljen e tij në javët e fundit dhe katalanasit e kanë vendosur në listën e largimeve.

Pasi është përfolur për një interes nga Liverpool, tani është futur në garë edhe Arsenal, dhe klubi londinez ka një plan konkret.

Topçinjtë janë interesuar që në verë për kampionin e botës dhe sipas spanjolles Sport, ata kanë trokitur përsëri në derën e Barcelona-s.

Trajneri i Arsenal Unai Emery thuhet të jetë një admirues i madh i Dembele dhe për të arritur marrëveshjen, ai do të përdorë edhe sulmuesin e tij Pierre-Emerick Aubameyang.

Lojtari nga Gaboni dhe Dembele janë miq të ngushtë që nga koha kur luanin te Borussia Dortmund.

Por talenti francez nuk do t’i kushtojë pak ekipeve të interesuara, teksa thuhet se barcelona e vlerëson 100 mln euro sulmuesin.

Related posts

Allison dhe jo De Gea, Reali i Madridit zgjedh portierin e të ardhmes

Sadik.Autor

Ronaldo kërkon 50 mln euro në sezon, kontratë të përjetshme me Real Madrid

Q.Autor

“Shqiponjat” fluturojnë edhe në Rusi (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment