Futboll Sport

FUTBOLLI POLAK NË ZI/ Ndërron jetë ndihmëstrajneri i ekipit kombëtar

Federata Polake e Futbollit njoftoi një lajm tragjik, duke shkaktuar tronditje në botën e futbollit në vend dhe në futbollin evropian në tërësi. I ndjeri kishte qenë anëtar i stafit teknik të ekipit kombëtar që nga korriku i vitit 2025, duke shërbyer si bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i trajnerit federal Jan Urban.

Maguire kishte një karrierë të gjatë në stafin teknik në Poloni, me përvojë si në nivel klubesh, përfshirë edhe në Legia Varshavë, ashtu edhe në ekipet e moshave të reja, ku ka kontribuar në zhvillimin e futbollistëve dhe formimin e brezit të ri të futbollit polak.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh në ekipin kombëtar dhe në strukturat e futbollit në vend, ndërsa atmosfera në ambientin sportiv mbetet e rënduar pas këtij zhvillimi tragjik.

Related posts

PËRBALLJA INTER – BARCELONA/ Vendos rekord të ri në futbollin italian

Isa.Autor

INTER NUK NDALET NË MERKATO/ Korrea pranë akordit, “Zikaltërit synojnë dhe sulmuesin…

Delo.autor

Starton ndeshja: Tirana dhe Teuta premtojnë spektakël në “Selman Stermasi”

Isa.Autor

Leave a Comment