Futboll Sport

REAL MADRID/ Arbeloa lë pankinën e Los Blancos: Shpresoj të kthehem një ditë

Arbeloa do të largohet nga stoli i Real Madrid menjëherë pas sfidës së fundit të kampionatit ndaj Bilbao. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, tekniku spanjoll tha se shpreson se do të rikthehet sërish një ditë në pankinën e Los Blancos.

“Shpresoj të jetë vetëm një ‘shihemi më vonë’, sepse gjithmonë e kam konsideruar këtë si shtëpinë time. Kam qenë me Real Madridin për 20 vjet në role të ndryshme.

Kjo do të jetë ndeshja ime e fundit këtë sezon si trajner i Real Madridit dhe nuk e di nëse do të jetë e fundit e jetës sime si trajner i Real Madridit. Do të përpiqem ta shijoj dhe të përqendrohem te fitorja. Duke nisur nga e hëna, do të duhet të mendoj për atë që është më e mira për mua. Kam bërë hapin tjetër, jam përmirësuar shumë në këto katër muaj dhe ndihem gati për sfida të reja”, tha Arbeloa.

Related posts

KAMPION I RI/ Norris lëshon sfidën: Dua përballje me Hamiltonin

F.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E LEVANTES/ Sadiku po kërkohet nga klubi i njohur turk

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milani nis “pazarin” te kampionët e Francës, pas Botman radhën e ka…

Delo.autor

Leave a Comment