Futboll La Liga Sport

“JASHTËTOKËSORI” PO PUSHTON BOTËN/ Golat me penallti, Messi i treti në histori. Ja statistikat

Ka një statistikë, në të cilën Leo Mesi pavarësisht se ka luajtur 7 sezone më shumë sesa Kristiano Ronaldo, nuk ka arritur që ta parakalojë për golat e shënuar me penallti, madje as për penalltitë e goditura. Pas golit të fundit që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, Leo Mesi festoi golin e 55-të me penallti në La Liga.

Por “Pleshti” nuk është i pari në këtë aspekt të kampionatit spanjoll. Janë dy madrilenët që renditen të parët si Kristiano Ronaldo me 61 gola dhe Hugo Sançez me 56 gola. Interesant është fakti që Leo Mesi, pavarësisht se ka 7 sezone më shumë sesa Kristiano në La Liga, ka goditur 5 penallti më pak.

Portugezi ka shënuar 61 gola nga 72 penallti të goditura, Hugo Sançez 56 penallti të shënuara nga 71 goditje. Leo Mesi është i treti në këtë renditje me 55 penallti të shënuara nga 67 goditje. Leo Mesi arriti të parakalonte portugezin e Juventusit për golat e shënuar në historinë e 5 kampionateve kryesore (438 gola në 474 ndeshje).

Ronaldo për momentin ka shënuar 437 gola në 540 ndeshje. Beteja do të vazhdojë deri në fundin e karrierës së tyre dhe “lufta” premton spektakël, pasi dy lojtarët kanë “lindur” për të rivalizuar njëri-tjetrin.

Related posts

E PAPRITUR/ ANULOHET transferimi i VIDAL tek INTER, fajtor ylli i Real Madridit (DETAJET)

Isa.Autor

De Biasi tregon prapaskenat e së ardhmes, Italiani në kontakte me dy klube dhe një përfaqësuese

Sadik.Autor

Te Interi e ‘harrojnë’ në stol, Marseille interesohet për brazilianin

Sadik.Autor

Leave a Comment