Futboll Sport

MIQËSORET E MUAJIT QERSHOR/ Futbollisti i Partizanit merr ftesë nga ekipi përfaqësues

Një nga futbollistët e Partizanit ka marrë ftesë nga ekipi përfaqësueses për të qenë pjesë e grumbullimit për miqësoret e muajit qershor.

PARTIZANI

Bëhet fjalë për sulmuesin Vusal Isgandarli, i cili është ftuar nga përfaqësuesja e Azerbajxhanit e cila në ditët e ardhshme do të zhvillojë një kamp stërvitor në Austri, para se të luajë dy takime miqësore. Futbollisti duhet të paraqitet në grumbullim më datën 1 qershor, ndërsa do të luajë fillimisht miqësore ndaj Maltës dhe më pas ndaj San Marinos.

Kjo pritet të jetë hera e fundit ku Isgandarli paraqitet si futbollist i Partizanit në grumbullimin e Azerbajxhanit, pasi sulmuesi do të mbyllë marrëveshjen me të kuqtë e do u japë lamtumirën atyre

Related posts

Asnjë projekt, Tirana në “ajër” për Superioren

Sadik.Autor

JUVENTUS-LOKOMOTV MOSCOW/ Ronaldo synon një rekord tjetër në Champions

Delo.autor

Mbrojtësi i Bayern Munich shënon autogol qesharak (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment