Futboll Premier League Sport

MANCHESTER UNITED-VILLARREAL/ CR7 ngjitet në “Olimpin” e Champions sonte, iu “tregon targën” të gjithëve

Cristiano Ronaldo do të bëhet lojtari me më së shumti ndeshje të Ligës së Kampionëve sonte, në “Old Trafford”. Konkretisht, do të rrumbullakosë 178 pjesëmarrje në këtë kompeticion elitar për klubet europiane. Në moshën 36-vjeçare, ndërkombëtari portugez do të vendosë, nëse asgjë e çuditshme nuk ndodh dhe luan, një rekord historik, dhe lënë pas vetes emra të tjerë të mëdhenj si Iker Casillas prapa (177 ndeshje), Xavi Hernández (157), Messi (149) dhe Raúl (142).

Që nga kthimi te Manchester United, ai ka shënuar tre gola në Premier League. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e parë të fazës në grupe, kundër Young Boys. Një gol që nuk e parandaloi humbjen e ekipit të tij. Cristiano është gjithashtu golashënuesi më i mirë i kompeticionit me 135 gola.

Kontrasti është i dukshëm midis katër ndeshjeve të tij në Ligën e Kampionëve kundër Villarreal (në fazat e grupeve të sezoneve 05-06 dhe 08-09), në të cilat ishte i paparë, dhe 13 golave që realizoi kundër “nëndetëses së verdhë” në nëntë sezonet si “galaktik” madrilen. Skuadra e Villareal do të përpiqet të mos pësojë nga ylli portugez në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve të këtij edicioni, kundër Manchester United.

Related posts

Neymar reagon për rrëzimet gjatë Botërorit: Videot i kam parë, po nuk e provuat…

Isa.Autor

“SHKËMBIMI MES DY SULMEVE”/ Klopp: Cavani, Neymar e Mbappé? Jo, faleminderit!

Isa.Autor

Viti 2018 për momentin mund të konsiderohet i Milanit në Seria A

Sadik.Autor

Leave a Comment