Futboll

Napoli, dy alternativa për të zëvendësuar Reinën

Me Pepe Reinan që ka vendosur t’i bashkohet Milanit në fund të sezonit, drejtuesit e Napolit kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e 35-vjeçarit spanjoll.

Momentalisht klubi i kaltër ka dy alternativa interesante për të ardhmen. I pari është 26-vjeçari i Bayer Leverkusen, Bernd Leno, i cili ka shprehur dëshirën për të nisur një aventurë të re jashtë Gjermanisë.

Alternativa e dytë për skuadrën napolitane është portieri i Genoas, Mattia Perin, por preferenca e parë për trajnerin Sarri është gjermani, pasi ka më tepër cilësi në lojën me këmbë, ndryshe nga italiani.

Related posts

Zyrtare, Ronald Koeman është trajneri i ri i Holandës

Q.Autor

KAHABIB ZYRTARIZON DORËHEQJEN NGA UFC/ Conor McGregor poston foton dhe përgjigjet vetëm siç di ai

Delo.autor

POSEDIMI I TOPIT NË FUSHËN E LOJËS/ Ja kush i dominon “top 5” ligat europiane (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment