Futboll Sport

ZYRTARE/ Ish kampioni i botës në pankinë të klubit të Serie A

Fabio Grosso është trajneri i ri i Fiorentinës. Lajmi është bërë publik së fundmi nga klubi toskan, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ish-kampioni i botës Grosso rikthehet kështu si protagonist në një stol të ri të Serie A, i gatshëm të dërgojë këtë ekip në nivele të larta. Grosso ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë te Fiorentina deri në vitin 2028.

“Po vij në një klub prestigjioz, me një tifozeri të pasionuar dhe në një qytet që e jeton futbollin me intensitet të madh. Nuk më pëlqen të bëj premtime, por duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësitë që më presin, mund të garantoj që tani seriozitet, profesionalizëm dhe përkushtim në ndërtimin e një skuadre që të ketë guxim dhe ambicie. Jam sinqerisht shumë entuziast dhe mezi pres të filloj.”

Related posts

SKANDAL NË CHAMPIONS/ “Ky djall i zi”, ndërpritet ndeshja PSG-Basakesir pas ofendimeve raciste (VIDEO)

Delo.autor

MILAN DORËZOHET PARA UEFA-S/ Përjashtim nga kupat e Europës dhe sanksione, ja akuzat e rënda

Delo.autor

Bayerni është eliminuar në katër sezonet e fundit nga klubet spanjolle në Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment