Futboll Sport

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool

Real Madridi vijon të tregohet shumë aktiv në merkaton e verës. Pas afrimit të Jose Mourinhos në stol dhe zyrtarizimit të blerjeve të mbrojtësit të majtë Marc Cucurella dhe mesfushorit Bernardo Silva, klubi madrilen këtë të enjte ka finalizuar edhe marrëveshjen me mbrojtësin francez Ibrahima Konate nga Liverpool.

Sipas analizës së mediave spanjolle, Mourinho po ndërton një skuadër të gatshme për të fituar menjëherë, duke preferuar futbollistë me përvojë në vend të talenteve më të rinj. Shumë shpejtë ndërkohë pritet sipas mediave spanjolle, të zyrtarizohet edhe afrimi i anësorit holandez Denzel Dumfries nga Inter, ndërsa një prej objektivave të Mourinhos është edhe qendërmbrojtësi Bastoni.

Related posts

ZYRTARE/ Tjetër rinovim në radhët e Interit, mbrojtësi sakrifikon gjysmën e pagës për të qëndruar “zikaltër”

Delo.autor

“KAPITENI PLANPRISHËS”/ Leonardo Bonuccin e pret një “San Siro” e zjarrtë

Isa.Autor

FORMULA 1/ Dita kur e gjithë bota qau: 26 vjet nga vdekja e “Njeriut të Shiut” (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment