Skënderbeut nuk i ka mbaruar dënimi për trukime ndeshjesh nga UEFA. “Topkëmba” ka zbuluar përgjigjen e UEFA-s, që tregon se klubi ka të drejtë të marrë pjesë në Europë nga sezoni 2028/29.
“Ju informojmë se klubi do të ketë të drejtë të marrë pjesë në garat për klube të UEFA-s duke filluar nga sezoni 2028-29, me kusht që të jetë kualifikuar dhe të ketë përmbushur kriteret e pranimit”, është përgjigjia tronditëse e UEFA-s.
Nga ana e Skënderbeut nuk ka akoma një reagim. Deri tani në Korçë është menduar se nga ky edicion mund të luftojnë për kompeticionet europiane.
Skënderbeu e mbylli si nënkampion në Kategorinë e Parë. Rikthimi në elitë u prit me entuziazëm, pasi u mendua se do të luftohet për Europën.
Bardhekuqtë duket se mund të krijojnë një ekip me këtë objektiv, që nga sezoni 2027/28. Në Korçë akoma vuajnë trukimin e ndeshjeve në periudhën më të artë të historisë.

