Futboll Sport

THYHET REKORDI I ERNEST MUÇIT/ Trabzonspori bën goditje në merkato

Ernest Muçi u kthye pak ditë më parë në transferimin më të shtrenjtë në historinë e Trabzonsporit, por zyrtarisht ai nuk është më transferimi më i shtrenjtë në histori. Klubi turk ka zyrtarizuar afrimin e Aral Shimshir nga Midtjylland për 13 milionë euro, duke vendosur një rekord të ri në merkaton e klubit turk.

Deri tani, vendin e parë e mbante sulmuesi shqiptar, operacioni i të cilit i kushtoi Trabzonsporit rreth 10 milionë euro në total, duke përfshirë pagesën fillestare të huazimit, blerjen përfundimtare dhe bonuset e parashikuara në marrëveshje mes klubit të tij aktual dhe Beshiktashit, ish-skuadrës nga e cila Muçi u largua. Me transferimin e Shimshir, Muçi zbret në vendin e dytë në listën e blerjeve më të shtrenjta të historisë së klubit.

Futbollisti 24-vjeçar fi rmosi një kontratë katërvjeçare me Trabzonsporin, ndërsa klubi turk do t’i paguajë Midtjyllandit 13 milionë euro në shtatë këste, duke i garantuar gjithashtu skuadrës daneze 15% të fi timit nga një shitje e mundshme në të ardhmen. Sakaq, Muçi tashmë pret fillimin e sezonit të ri dhe javët në vazhdim, mund të ketë edhe një vendim përfundimtar për të arhdmen e tij, nëse do të jetë me Trabzonsporin, apo do të largohet këtë verë.

Related posts

La Maqedoninë për Kombëtaren Shqiptare, talenti kuqezi shënon super gol në Zvicër (VIDEO)

Sadik.Autor

SHKËLQEN NË ANGLI/ Lideri i ri i Shpresave tregon talentin me një SUPER GOL ndaj Snathorp (VIDEO)

Delo.autor

Goditje e rëndë për Partizanin, sulmuesi brazilian jashtë fushave për 6 muaj

Sadik.Autor

Leave a Comment