Lushnja 2-1 Teuta
Minutë pas minute
45’ Arbitri i katërt akordon tre minuta shtesë.
45’ Goooool Hila shënon nga penalltia dhe ngushton diferencën e golave.
41’ Teuta hidhet në sulm. Trajneri largon Bilalin nga fusha dhe fut Krujën.
34′ Gooool Canka “show”, sulmuesi shënon përsëri dhe dyfishon rezultatin.
29’ Goditjen e mori përsipër Hrkaç, por nuk mundi ta kalonte dot murin ai.
28’ Teuta fiton një faull shumë afër portës së Lushnjës.
22’ Mesfushori i Lushnjës, Gava, ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj arbitrit.
19′ Pepa kishte mundësi të dyfishonte rezultatin pas një krosimi të Sefës, por goditja e tij nuk kishte forcën e duhur.
14’ Gol i befasishëm nga Mikel Canka. Kapiteni realizon një gol nga jashtë zonës. Portieri Moçka nuk arriti ta kontrollojë dot topin.
6’ Rasti i parë i rrezikshëm i përket Teutës. Qendërmbrojtësi Bilali nuk arriti të devijojë si duhet një krosim që i erdhi nga krahu i majtë.
5’ Goditje dënimi në favor të Teutës, Një faull i shkaktuar nga Enriko Papa në dëm të Dediç.
1′ nis ndeshja në Lushnjë/ panorama sport
Në Lushnje vendasit të cilët tashmë kanë dalë jashtë objektivit presin Teutën për të diskutuar sfidën e vlefshme për javën e 26 të Superligës.
Para sportdashësve të tyre Lushnja do të kërkojë të bëjë një paraqitje pozitive për të ndërprerë edhe ecurinë negative prej 7 humbjesh radhazi. Nga ana tjetër durrsakët janë të detyruar të dalin me 3 pikë nëqoftëse pretendojnë për të shpëtuar kategorinë.
FORMACIONET ZYRTARE
LUSHNJA: Bejte, Magani, Prençi, Bufazi, Ruço, Branica, Gava, Papa, Mone, Canka, Pepa. Trajner: DritanÇuko
TEUTA: Moçka, Gjeorgjevski, Shkalla, A.Bilali, Hakaj, Hrkac, Beqja, Hila, Lajthia, Latif, Dedic. Trajner:Gentjan Begeja