Sport Të tjera

“ISHTE PLANI I ZOTIT…”/ Prenga u kërkon falje shqiptarëve: Nuk iu bëra krenarë, por…

Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, u mposht me nokaut në raundin e dytë nga Antoni Xhoshua, në sfidën që u mbajt në Xhedah të Arabisë Saudite. Pavarësisht se raundi i parë ishte i gjithi për Prengën, në të dytin, amerikani Xhoshua, u transformua në një “përbindësh” të vërtetë, duke hedhur në tokë boksierin shqiptar.

Pas duelit Prenga dha një prononcim të shkurtër në lidhje më këtë përballje, duke u shprehur (Postimi këtu):

“Urime për të. Kjo nuk ishte mbrëmja ime. Ishte plani i Zotit që ai të fitonte. Unë jem me Të. Çfarë Ai thotë, unë jam mirë. Mendova se mund ta bëja të njëjtën gjë edhe në raundin tjetër gjithashtu, por kjo nuk ndodhi.

Kisha vetëm 10% të tifozëve këtu sepse nuk kanë ardhur prej luftës. Por nëse do të ndodhte në Europë, ju premtoj se do të ishte 90% më shumë.

Ajo çfarë mund të them, ndjesë të gjithëve. Nuk iu bëra krenarë, por herës tjetër”, deklaroi Kristian Prenga. /Panorama Sport/

Related posts

“GJITHMONË MË KA TËRHEQUR SERIE A”/ Vojvoda flet si lojtar i Torinos, tregon shqiptarin që e bindi

Delo.autor

CR7 SYNON NJË TJETËR REKORD/ Ronaldo deciziv, Juventus fiton 2.2 pikë për ndeshje me portugezin

Delo.autor

SPECIALE/ Njihuni me skuadrën që u është, besuar heronjve të Kupës së Botës në vitin 2002

Sadik.Autor

Leave a Comment