Futboll Sport

E ARDHMJA E MARASH KUMBULLËS/ Mbrojtësi drejt largimit nga Roma, “gjuan”… Spanjën

E ardhmja e Marash Kumbullës te Roma vijon të jetë e paqartë. Mbrojtësi shqiptar nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xhan Piero Gasperini për sezonin e ri dhe klubi italian po shqyrton mundësinë e largimit të tij gjatë merkatos së verës.

Sipas mediave italiane, Roma po punon për të riorganizuar repartin e mbrojtjes dhe Kumbulla është një nga lojtarët që mund të largohet. Për 25-vjeçarin ka interes nga La Liga. Rajo Vajekano është një nga klubet që po ndjek situatën e tij dhe mund të bëjë një lëvizje për ta afruar. Në rast transferimi, kjo do të ishte eksperienca e tretë e Kumbullës në Spanjë, pas huazimeve te Espanjoli dhe Majorka.

Ndërkohë, Roma po kërkon përforcime në mbrojtje, me drejtuesit që po vlerësojnë disa alternativa për sezonin e ri. Për Kumbullën, prioritet mbetet gjetja e një skuadre ku mund të ketë më shumë hapësira dhe vazhdimësi, edhe pse dëshira e tij ka qenë e vazhdueshme për të qëndruar në kampionatin italian me Romën.

Related posts

KU DO TË TRANSFEROHESH TEK BARCELONA APO TEK PSG? Ja reagimi i Griezmannit (FOTO)

Delo.autor

TERROR NË MEKSIKË/ E pazakontë, një person qëllon me kallashnikov gjatë një ndeshje futbolli (VIDEO)

Delo.autor

ASKUSH SI LEVANDOVSKI/ Sulmuesi polak kalon edhe Ronaldon me Mesin në Ligën e Kampioneve

Delo.autor

Leave a Comment