Futboll Sport

NATION LEAGUE/ Del lista e kombëtares, të ftuarit e trajnerit Maran

Trajneri Rolando Maran shpall listën për katër ndeshjet e UEFA Nations League, dy debutues dhe rikthime në skuadër Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin e saj të ri në kompeticionin UEFA Nations League, me katër ndeshjet e para ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, me të cilën do të përballet në dy takime.

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për këto sfida. Në listë bëjnë pjesë edhe dy emra që marrin ftesën e parë me Kombëtaren, mesfushori i Hearts, Sabah Kerjota dhe mbrojtësi i Union Brescia, Samuele Sina.

Ndërkohë, në skuadër rikthehen pas mungesave për shkak të dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Në listë është edhe portieri Etrit Berisha, i cili rikthehet të jetë pjesë e grupit të Kombëtares.

Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi dhe Sabah Kerjota.

Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.

Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 21 shtator, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”. Biletat për dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos mund t’i blini online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

Related posts

Ronaldo “tronditë” Realin me kërkesën e re

Sadik.Autor

Wenger rrezikon stolin e Arsenalit, kualifikimi në Champions është i domosdoshëm

Q.Autor

FITORE DRAMATIKE/ Manchester United mposht me përmbysje Kampionët e Anglisë dhe i eliminon nga FA Cup

Delo.autor

Leave a Comment