Futboll Sport

“IGLI TARE KA BËRË NJË PUNË TË SHKËLQYER”/ Alegri para ndeshjes së nesërme: Milani kërkon fitoren në Kupën e Italisë, është një nga objektivat

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri ka folur për “SportMediaset” përpara ndeshjes hapëse të sezonit të kuqezinjve, ku do të përballen me Barin në Kupën e Italisëz

“Ka entuziazëm të madh dhe i falënderojmë të gjithë tifozët që do të jenë në stadium nesër. Duhet të luajmë një ndeshje të mirë,përgjegjshme, rregullt dhe teknikisht të vështirë.”

Për kundërshtarin tonë: “Duhet të kemi respekt të madh për Barin, një ekip i organizuar mirë me një trajner të mirë, ata janë përgatitur mirë. Fitorja e nesërme është ajo që ka rëndësi, duhet të përpiqemi të ecim përpara për të arritur në finalet e majit.”

Për garën: “Është një nga tre objektivat tanë dhe është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne mendërisht. Është një hap përpara që duhet të bëjmë. Kampionati do të luhet në 38 ndeshje dhe do të duhet të ruajmë një ekuilibër të shkëlqyer.”

Për punën e kësaj vere: “Mendoj se Milani, klubi, ka bërë një punë të shkëlqyer. Tare ka bërë një punë të shkëlqyer. Lojtarët e rinj janë integruar shumë mirë, ka një frymë të mirë.”

Related posts

DYSHJA MESSI-GRIEZMANN “HERONJ” ME DOPIETË/ Barcelona mposht me “POKER” Granadën dhe ngjitet në vendin e tretë

Delo.autor

ZYRTARE/ Vjen firma, Rebic rikthehet në Serie A

F.autor

Hamilton “thumbon” Vettel/ Ferrari ende më i shpejtë, por pilotët e saj gabojnë shumë

Isa.Autor

Leave a Comment