Burnley ka nisur një etapë të re, duke ia besuar drejtimin e skuadrës trajnerit Fabio Celestini. Tekniku 50-vjeçar vjen në vendin e Niki Hajes, i cili u largua nga detyra pas disfatës kundër Lincolnit.
Për Celestinin, kjo është një mundësi e re për të treguar vlerat e tij në futbollin anglez, pas aventurës së fundit në Rusi, ku drejtoi CSKA Moskën.
Vëmendja tashmë është edhe te Armando Broja. Sulmuesi shqiptar do të jetë një nga lojtarët që do të kërkojnë të bindin trajnerin e ri, ndërsa ndryshimi në pankinë mund të sjellë një rishikim të roleve brenda ekipit.
