Futboll

Dritan Çuko: Lushnja e rënduar psikologjikisht, gjendje e vështirë

Trajneri i Lushnjës, Dritan Çuka, e shpjegon humbjen me përmbysje ndaj Teutës vetëm me anën e rëndëuar psikologjike të futbollistëve të tij.

“Kam për detyrë të punoj më tepër në mesfushë te ekipi i Lushnjës, sepse vuajmë në këtë drejtim. Megjithatë, duhet të rregullojmë edhe pjesën psikologjike, sepse sportistët nuk e përballuan takimin, edhe pse shënuan dy gola. Duhet të rregullojmë gjendjen psikologjike dhe të qarkullojmë topin.”

Çuko e ka të qartë se “lagunarët” janë drejt rënies, edhe pse matematika i mban ende në lojë.

“Duhet të promovojmë lojtarët e rinj dhe në këtë ndeshje ndoshta kanë ndikuar 3 zëvendësimet e detyruara. Matematikisht nuk jemi ende të dalë nga kampionati, por jemi në një gjëndje të vështirë”.

Related posts

E zbulon miku i belgut: Eden Hazard do ta zëvendësojë Ronaldon te Real Madridi

Isa.Autor

NGA KUKËSI TEK KASTRIOTI/ Superiorja me 73 golashënues të ndryshëm, ja statistikat e 14 javëve të para…

Delo.autor

REALIZON 2 GOLA NË 6 MINUTA/ Në Premier League realizohet një dopietë historik (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment