Futboll

Inter, Icardi: “Më ndihmoi fati te goli me thembër, Champions objektivi ynë!”

Mauro Icardi, protagonist absolut kundër Sampdorias, me një poker personal të shënuar në fitoren e thellë 5-0 të Inter, gjithashtu edhe në ndeshjen e tij të 100 me fanellën zikaltër, ka komentuar paraqitjen e ekipit për ‘Inter TV’: “Jam i lumtur.

Kisha shënuar edhe më parë një poker në këtë stadium, ndaj Pescara. Është një shenjë e fatit. Vrava dy zogj me një gur. 100 ndeshje me Inter, shkoi shumë mirë kështu. Champions League? Shpresojmë, sepse është objektivi i të gjithëve. Pas paraqitjes së jashtëzakonshme me gol, Napoli është një sakrificë. Ishte kohë që nuk fitonim jashtë shtëpisë. U treguam shumë të aftë, në një ndeshje plot cilësi, teknikë dhe fizik”.

Rezultate imazhesh për icardi sampdoria taco

“Kam munguar në katër ndeshje këtë vit 2018, kjo është ndeshja e tretë që luaj. Shkoi mirë kështu, sepse skuadra ka fituar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, përtej golave të mi. Shpresoj që kjo periudhë rënie të ketë përfunduar dhe tani të ecim përpara. Pata pak fat te goli që shënova me thembër, fusha ishte e lagur. E bëra në mënyrë instiktive, godita me thembër, sepse portieri kishte dalë. Përpara Milanit ka një tjetër ndeshje, përqendrohemi tek ajo”, deklaroi Icardi.

Related posts

REAL MADRID-CELTA VIGO/ I mjaftojnë 4 mintua lojë, Santi Mina ndëshkon “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID E MBYLL ME TURP SEZONIN/ Zidane nis nga puna: Po mendojmë për të ardhmen, duhet…

Delo.autor

KUPA E AMERIKËS/ Messi shënon supergol në finale dhe “fut në xhep” trofeun e 44-t në karrierë

F.autor

Leave a Comment