Futboll Sport

MOURINHO THYEN HESHTJEN/ Shpjegon polemikat me Pogba te Manchester United

Deri më tani, Jose Mourinho nuk ka dashur të “gërmojë” shumë në lidhje me polemikat që pati me Paul Pogba te Manchester United. Megjithatë, ai ka thyer heshtjen e tij për “BeIN Sports”, ku ka dhënë versionin e asaj që ndodhi: “Ne gjithmonë përpiqemi që të gjejmë zgjidhje për problemet, por ka situata kur nuk di çfarë të bësh. Për shembull, kur lojtari është duke luajtur, e pëlqen trajnerin, kur nuk aktivizohet, trajneri bëhet i keq. Rregullat janë themelore në një klub futbolli, ndaj ato nuk mund të ndryshohen për asnjë individ të veçantë”.

Ai beson se shpjegimi është aq i thjeshtë, sepse trajneri nuk mund të jetë i dashur për të gjithë lojtarët: “Në futboll është e vështirë për t’i kënaqur të gjithë. Kjo është një çështje personaliteti, mënyrë e të punuarit dhe të menduarit. Ka njerëz, me të cilët ne kemi më shumë alkimi. Është normale, prandaj disa lojtarë janë fantastikë me një trajner të caktuar dhe jo aq të mirë sa me të tjerët”.

Related posts

100 GOLA NË 104 NDESHJE/ Harry Kane i befasuar: Është një çmenduri

F.autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus vendos të presë deri në verë, do ta marrë yllin e rivalëve me kosto zero

Delo.autor

SKUADËR PERFEKTE/ Juventus nis “arratisjen”, Mandzukic vendos derbin e Italisë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment