Futboll

Skënderbeu-Luftëtari/ Asist fantastik nga Gavazaj, Xhejms kalon në avantazh korçarët

Skënderbeu dhe Luftëtari luajnë mes tyre në qytetin e Korçës, sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Korçarët, me 15 pikë diferencë nga vendi i dytë, vjen mëse i qetë në këtë takim.

Gjirokastritët vijnë nga një fitore e madhe me përmbysje me Kukësin javën e kaluar, dhe gjithashtu do të kërkojnë të vazhdojnë formën e mirë, për të marrë pikë të vlefshme për objektivat e tyre.

Skënderbeu-Luftëtari 1-0

Gol: Xhejms 32′

 

gavazaj

32’ GOOOL Xhejms. Nigeriani kalon ekipin në avantazh, pasi merr një top mjaft të bukur nga Gavazaj me parabolë. Edhe pse godet lehtë, Athanasopulos nuk arrin ta ndalë.

 

23’ Lilaj godet me një kthesë brenda zone, por Athanasopulos pret mrekullisht me këmbë.

15’ Muzaka provon me kokë pas një harkimi brenda zone, por goditja nuk përfundon në portë.

8’ Nisje e qetë në këto minuta të para, teksa asnjë nga ekipet nuk preferon të hidhet në aventurë.

1′ Nis takimi në Korçë.

 

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Xhejms, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja.

Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Jakovljeviç , Beqiri, Xhekson , Ramadani , Aleksi , Rroca , Licaj , Rapo, Abazaj. Trajner: Hasan Lika

Gjyqtar: Emirion Sino

Related posts

Lopetegui I BINDUR: REALI i madh edhe pa CR7, “Topin e Artë” e fiton lojtari im

Isa.Autor

NDODH NË GREQI/ Gjyqtarët polakë vijnë të dehur dhe shkaktojnë rrëmujë

F.autor

LETRA/ Barcelona e gatshme të dalë në gjyq me ish-trajnerin, Quique Setien

Delo.autor

Leave a Comment