Futboll

Zhgënjeu kundër Spal, Juventus kërkon ta shesë

Paraqitja e Alex Sandro kundër Spal ka lënë shumë për të dëshiruar. Pas disa ndeshjesh të luajtura në nivel mesatar braziliani ka konfirmuar se nuk është i njëjti futbollist që bardhezinjtë kanë admiruar në dy sezonet e fundit.

Ka qenë një rënie rendimenti e dukshme ajo e ish-lojtarit të Porto-s, i cili është dukur shumë i shpërqendruar në ndeshjen e fundit të kampionatit. Zërat e merkaton së kaluar nuk kanë ndihmuar dhe Alex Sandro duket më shumë si “mish i huaj” në skuadrën torineze dhe tani Juventus po mendon të gjejë zgjidhjen më të mirë për të ardhmen.

Verën e kaluar, ai është kërkuar me ngulm nga Chelsea. “Blutë” e Antonio Conte kanë ofruar deri në 70 milionë euro, një ofertë e refuzuar pas asnjë mëdyshje nga bardhezinjte. Bonucci dhe Dabi Alves ishin larguar dhe shitja e brazilianit do t’i kishte detyruar kampionët e Italisë ta ndryshonin rrënjësisht mbrojtjen.

Ekipi tjetër që është interesuar ka qenë PSG, por edhe në atë rast Juventus ka refuzuar. Kështu, Alex Sandro ka qëndruar në Torino pa nënshkruar rinovimin dhe duke mos u dukur i bindur nga zgjedhja e bërë nha klubi bardhezi.

Zërat e merkaton do të kthehen verën e ardhshme dhe ofertat nga klubet e mëdha nuk do të mungojnë dhe ai mund të jetë emri i rëndësishëm që JUventus do të shesë në verë. Pas Pogba, Bonuçi dhe Vidal, edhe Alex Sandro mund të sakrifikohet për një shifër mbi 50 milionë euro.

Chelsea, që ka marrë Emerson në janar, duket se është jashtë garës: United dhe PSG janë alternativat më të besueshme për momentin edhe pse ka pak mundësi që Juventus të përftojë 70 milionë eurot e ofruara nga Chelsea më pak se një vit më parë.

Related posts

Barcelona merr lajmin e mirë, ylli i skuadrës do jetë gati për Chelsean (FOTO)

Q.Autor

VLLAZNIA MENDON PËR TË ARDHMEN/ Martini dhe Cungu bëhen bashkë tek e njëjta skuadër

Delo.autor

JUVENTUS-BARCELONA/ Në kërkim identiteti, nga klube super në dy kantiere ndërtimi. Starte sezonale shumë negative

Delo.autor

Leave a Comment