Futboll Seria A Sport

SITUATA E PAZAKONTË E HYSAJT/ E SHESIN në JANAR, por do e MBAJNË deri në…

Emri i Elseid Hysajt është kthyer në telenovelën e merkatos të futbollit italian. Nuk ka ditë në të cilat mediat italiane nuk flasin për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare dhe Napolit. Herë për një rinovim, herë për një krisje me Ançelotin e herë për një transferim të mundshëm, hipotezat janë nga më të ndryshmet dhe Çiro Venerato, gazetari i RAI Sport që mbulon Napolin, ka bëë përmbledhjen se cilat janë zërat e fundit që dalin nga klubi rreth kësaj teme.

“Hysaj do të luajë ose nesër në kampionat, ose të mërkurën ndaj Liverpulit në Champions, jo në të dy ndeshjet. Futbollisti aktualisht kërkon një shifër të rëndësishme si rrogë për rinovimin pas “jo” të Napolit ndaj Çelsit. “Blutë” po e provojnë përsëri dhe disa ditë më parë kanë kontaktuar me Napolin.

Por klubi i Abramoviç, duke iu frikësuar sanksioneve për thyerjen e Fair Play Financiar nga UEFA, mund të mendojë të mbyllë gjithçka në janar, për ta finalizuar në qershor. Situata është shumë e komplikuar, por gjithashtu shumë e vështirë që të konkretizohet diçka shpejt.

Napoli shpreson të mbyllë gjërat në janar për një rinovim të mundshëm, menaxheri i tij thotë në shkurt. Pastaj është kjo çështja e Çelsit në janar që duhet marrë në konsideratë”, tha ai, duke treguar pasigurinë që mbijeton në klubin italian rreth të ardhmes së lojtarit.

Related posts

NJË NGA LËVIZJET MË TË BUJSHME NË VERË/ Barcelona-Manchester United shkëmbejnë yjet…

Delo.autor

ZYRTARIZOHET TEK NAPOLI/ Flet tekniku Gattuso: Kjo skuadër po kalon momente negative, por qëllimi…

Delo.autor

MESSI APO MBAPPE? Marcelo tregon cili i ka hapur më shumë punë

Delo.autor

Leave a Comment