Futboll

Gennaro Gattuso paralajmëron lojtarët e Milanit: Nëse nuk stërviten, do ta kenë fatin e Kalinicit

Kalinic nuk u ftua me qëllim nga Gattuso dhe legjenda e Milanti ka paralajmëruar se të gjithë do ta kenë fatin e njëjtë nëse nuk tregojnë profesionalizëm në stërvitje.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka paralajmëruar lojtarët se do të luajnë dhe do të zënë vend në skuadër vetëm ata që stërviten fortë dhe me profesionalizëm.

Ai këto komente i bëri pas fitores dramatike kundër Chievos 3-2 ku golin e tri pikëve e realizoi sulmuesi portugez, Andre Silva, në minutën e 82’të.

Me këtë deklaratë Gatusso iu referua lënies në shtëpi Nikola Kalinicit, i cili nuk ishte ftuar në këtë ndeshje për shkak të mos seriozitetit në stërvitje.

“Kam 25 lojtarë dhe për të gjithë vlen e njëjta gjë. Gjatë dy orëve në stërvitje, ata duhet të japin gjithçka. Dua të shoh profesionalizëm dhe përkushtim në fushë. Kushdo që nuk stërvitet mirë, qëndron në shtëpi. Çdo ndeshje luajmë për diçka të rëndësishme, për ne të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme”, ka deklaruar Gattuso.

Related posts

Nga finalja e 1984 tek forma super e klubit roma, ja sekretet e Liverpool-Roma (VIDEO)

Sadik.Autor

DEBUTOI ME GOL NË SERIE A/ Trajneri Conte jep këtë deklaratë për Lukakun

Delo.autor

ÇFARË KAOSI/ Man United pëson 2 gola për 3 minuta nga Newcastle (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment