Futboll

Zidane: Ronaldo është nga një tjetër planet

Zizu e ka lavdëruar Ronaldon, pas katër golave kundër Gironës. Zinedine Zidane është i lumtur me paraqitjen e ekipit kundër Gironës, në veçanti të Cristiano Ronaldos. Pas ndeshjes, francezi pati vetëm fjalë të mira për portugezin, për të cilin thotë se “nuk është nga ky planet”.

Ronaldo shënoi katër gola në fitoren e Realit 6-3 kundër Gironës, duke shkuar në 22 finalizime në La Liga këtë edicion, teksa kapi shifrën e 50 het-trikëve në karrierë.

“Ai është lojtar i rëndësishëm për ne. Puna e palodhshme transmeton te grup energji pozitive. Gjithmonë është në formë fantastike kah fundi i sezonit. Ai ka sy për gol dhe këtë nuk do ta humbë kurrë. Ai është nga një tjetër planet, me të vërtetë”, u shpreh Zidane. /Gazeta Express/

Related posts

“NUK KEMI PËR TA SHITUR KURRË ICARDIN TEK…”/ Deklaron presidenti i Interit, Steven Zhang

Delo.autor

ITALI-SPANJË/ Kush është Felix Brych, gjyqtari që do të vendosë drejtësi në “Wembley”

Delo.autor

Djali i pronarit të Interit: ‘Meazza’ i stërmbushur të bën të ndihesh sikurse në mes të një tërmeti

Q.Autor

Leave a Comment