Futboll

Nga “Lupa” te “Cules”, ja nga vijnë pseudonimet e ekipeve të Champions-it

Në 1/8-at e Champions League do të zbresin në fushë “Lavamanët”, “Minatorët”, “të Pasmet” dhe një “Zonjë e Vjetër”, pa harruar ekipet e tjera që frymëzohen nga historia e Romës dhe fisnikëria mesjetare. Faqja zyrtare e UEFA-s ka kujtuar pseudonimet e ekipeve që janë akoma në Champions dhe ka shpjeguar origjinën e tyre.

Barcelona – Barça, Blaugrana, Culés (të Pasmet)

Nëse “Barça” është pseudonimi që përdoret më shpesh dhe “Blaugrana” ai më i qarti, “Cules” është sigurisht më interesanti. Ky pseudonim ka lidhje me tifozët dhe me stadiumin e vjetër “Les Corts”, gjithmonë i mbushur plot. Kush nuk gjente vend e shikonte ndeshjen duke u ulur mbi mur dhe duke i treguar të pasmet kalimtarëve.

Basel – Bebbi

Në shekujt XVIII dhe XIX emri Johan Jakob ka qenë shumë i zakonshëm në Bazel dhe njerëzit me atë emër thirreshin shkurt “Bebbi”. Ky pseudonim është bërë shumë popullor me kalimin e kohës, aq sa djemtë e Bazelit u quajtën (dhe vazhdojnë të quhen akoma sot) të gjithë Bebbi.

Bayern – Die Roten (të Kuqtë)

Në 1906-ën, gjashtë vite pas krijimit, Bayern u bashkua me Münchner Sport-Club për të përdorur fushën dhe strukturat, por me një kusht: të kalohej nga uniforma e zezë tek ajo e kuqe. Nga ajo kohë Bayern mban atë pseudonim.

Besiktas – “Shqiponjat e Zeza”

Pseudonimi vjen nga ekipi që ka mbetur i pamposhtur gjatë gjithë sezonit 1940/41. Në një ndeshje të atij sezoni, Besiktas ishte në avantazh 1-0 ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë të Süleymaniye, por në vend që të mbylleshin në mbrojtje, lojtarët kanë vazhduar të sulmojnë. “Forca Shqiponjat e Zeza! Sulmoni Shqiponjat e Zeza!”, ka thirrur një tifoz nga shkallët e stadiumit. Ai zë i përkiste peshkatarit Mehmet Galin. Skuadra e fitoi ndeshjen 6-0 dhe nga ajo mban atë pseudonim.

Chelsea – Blues (Blutë)

Edhe pse Chelsea ka veshur pothuajse gjithmonë uniforma me ngjyrën blu, tonaliteti i fanellës ka qenë më i hapur në fillim në nder të shkollës publike të Eton, instituti ku është shkolluar presidenti i parë i klubit. Në fakt, ngjyra blu mbretërore është përdorur në 1912-ën. “Blu is the Colour” është kënga e njohur e tifozëve të “Stamford Bridge”, që është kënduar para finales së Kupës së Ligës të 1972-it, versioni origjinal i së cilës zuri vendin e pestë në renditje në Britani.

Juventus – la Vecchia Signora (Zonja e Vjetër)
Origjina e këtij pseudonimi nuk njihet mirë, por janë të shumtë ata që mendojnë se vjen nga familja Agnelli, që e bleu klubin në vitet ’20. Për të theksuar stilin e sofistikuar, “stilin Juventus”, filluan të bëheshin krahasime me elegancën e një aristokrateje të moshuar.

Liverpool – i Reds (të Kuqtë)

Shumë vite më parë të Kuqtë e famshëm kanë qenë Blu, sepse huazuan ngjyrat e Everton kur e zëvendësuan në “Anfield”, në 1982-in. vetëm dy vite më pas të Kuqtë morën uniformën klasike të kuq dhe nga vitet ’60 uniforma u bë e tëra e kuqe.

Manchester City – Citizens, The Sky Blues (të Kaltrit)

“Citizens” (Qytetarët) është një zgjatim i City (ndërsa anëtarët e klubit quhen Cityzens). “Sky Blues” (të Kaltrit) i referohet ngjyrës së fanellës.

Manchester United – i Red Devils (Djajtë e Kuq)

Lojtarët e United kanë qenë “Heathens” (sepse vinin nga zona e Neëton Heath e Mançesterit dhe luanin të dielave), por në vitet ’60, Sir Matt Busby, ishte bërë tifoz me ekipin e ragbisë të “Djajve të Kuq”. Ky ka qenë edhe pseudonimi i United pasi një gazetar francez i ka përshkruar ata si “Les Diables Rouge” në 1934-ën.

Paris Saint-Germain – PSG

Për të shmangur përsëritjet, gazetarët i thërrasin shpesh

“Les Rouge-et-Bleu” (kuqeblutë) ose “Les Parisiens” (i parisienët), por PSG është pa dyshim sigla më e dashur në futbollin francez.

Porto – Dragões (Dragonjtë)

Dragoi është një simbol i Oporto që nga shekulli i XIX dhe përfaqëson shpirtin luftarakt dhe pathyeshmërinë, Porto e ka përfshirë në stemën e klubit në 1922-in pas një këshille të ish-futbollistit Augusto Baptista Ferreira.

Real Madrid – Merengues

Një gazetar i një radioje spanjolle ka shpikur të pseudonim duke e krahasuar fanellën e Real me mafishet. Një gazetar britanik i “Times” ka shpikur një pseudonim më pak të njohur, si Vikingos, duke e krahasuar fitoren 7-3 ndaj Frankfurt në finalen e Kupës së Kampionëve të 1960-ës me pushtimin e Vikingëve në Europë.

Roma – la Lupa (Ujkonja)

Ujkonja është simboli i Romës. Kur gjyshi i Romolo dhe Remo u tradhtua nga vëllai, i cili i mori vendin, tradhtari urdhëroi që binjakët të braktiseshin buzë lumit Tevere. Legjenda thotë se ka qenë një ujkonjë që i ka shpëtuar dhe se vite më pas Romolo themeloi Roma-n.

Sevilla – Palanganas (Lavamanët)

Një tjetër pseudonim, origjina e të cilit është e pasigurt. Një shpjegim i mundshëm është ai që lidhet me formën e stadiumit “Ramon Sanchez Pizjuan”, që i ngjan një lavamani. Një tjetër me faktin se, në fillimin e shekullit të XX, lavamanet e stadiumit janë zbukuruar me një vijë të kuqe, duke sjellë në mendje ngjyrat e klubit.

Shakhtar Donetsk – Pitmen (Minatorët)

Një tjetër homazh për punëtorët e minierave të karbonit, këtë herë në krahinën e Donbas. Shkhtari, në fakt, do të thotë punëto minierash në gjuhën ukrainase. Në logon e klubit është një çekiç dhe një kazmë dhe tifozët mbajnë shpesh kapele portokalli me dritë, si ato që përdoren në miniera.

Tottenham – Spurs

Një pseudonim i shkurtuar për “Hotspur”, që vjen nga Harry Hotspur, një fisnik anglez i Mesjetës, i cili shfaqet në veprën Enriku IV të Shakespeare dhe që është bërë i famshëm për mamuzet e tij dhe për luftën e gjelave.

Related posts

SFIDA NDAJ ZVICRËS PËR “EURO 2020″/ Trajneri Deschamps: Ne jemi gati dhe do bëjmë gjithçka për të…

Delo.autor

MAVRAJ DHE ELSEID HYSAJ NUK JANË NË DISPOZICION/ Ja kush do të marrë shiritin e kapitenit te Kombëtarja

Delo.autor

E BUJSHME/ Ëndërronte drejtimin e skuadrës, Eric Cantona rikthehet tek klubi gjigand i Premier…

Delo.autor

Leave a Comment