Futboll La Liga

Paulinho e do Coutinhon në Barcelonë

Interesimi i Barcelonës për Philippe Coutinhon është bërë i qartë nga një seri ofertash dhe Paulinho shpreson se ylli i Liverpoolit do të transferohet në “Camp Nou”.

Liverpooli e refuzoi një numër ofertash nga gjiganti i La Ligës për shërbimet e Coutinhos në muajin gusht, edhe pse braziliani kishte bërë kërkesë për t’u transferuar në Spanjë.

Që prej atëherë, ai është rikthyer në fole në “Anfield” dhe ka vazhduar të mahnitë nën urdhrat e Jurgen Klopp, ndërsa interesimi i Barçës nuk është zbehur.

 I pyetur për ardhjen e bashkatdhetarit të tij në Barça, Paulinho ka thënë për Mundo Deportivo: “Tashmë kam folur për çështjen Coutinho. Të gjithë presin që lojtarët e mëdhenj të vijnë në Barcelonë. Për Coutinho nuk ka nevojë të flitet shumë, ai është i madh dhe e bën dallimin për skuadrën e tij dhe Brazilin. Dua të na bashkohet, do të isha shumë i lumtur”.

Related posts

ERDHI ME BUJË/ Por u largua si dështak. Ish-mesfushori i Barcelonës zbarkon në Angli (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Titullari shqetëson Tiranën, humb ndeshjen mbrojtësi…

Delo.autor

Luciano Spalletti: Te Interi lejova gjëra që nuk duhet të ndodhnin, tani jemi skuadër tjetër

Sadik.Autor

Leave a Comment