Futboll Seria A

Berlusconi: Ndonjëherë s’mund ta shikoj Milanin, Gattuso të luaj me dy sulmues

Silvio Berlusconi thotë se ai vështirë se mund ta shikojë ndonjëherë Milanin, duke sugjeruar Gennaro Gattuson që të luaj me dy sulmues.

Ish-pronari Rossoner njihet për insistimin e tij për të luajtur me dy sulmues.

“Unë jam ish-presidenti, por unë mbetetm tifozi i madh i Milanit”.

“Ndjej dhimbje të madhe, ndonjëherë nuk mund të shikoj gjithë ndeshjen sepse nuk pajtohem me lojtarët dhe formacionin”.

“Sistemi që na solli kaq shumë sukses duhet të mos harrohet, Suso dhe Bonaventura po qëndrojnë shumë larg prej sulmuesve”.

“Me formacionin kam pasur kundërshtime, pasi që duhet ët jenë së paku tri mbrojtës në zonë që pressin topa, si në kohën e Sacchit”.

“Unë i dëshiroj fat të madh Gattusos, por me këtë formacion me një sulmues nuk do të shkojmë askund”, potencoi Berlusconi.

Related posts

“MBRETI LUAN”/ Batistuta feston 50 vjetorin: sulmuesi që shënoi 238 gola në Serinë A

F.autor

MOMENT EPIK NË ZVICËR/ Ja momenti kur qeni i presidentit futet në fushë dhe ndërpret ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

U SHPALL KAMPIONE PAS 11 VITESH/ Nga Sëlltiku te Legia Varshavë, rivalë ferri për Tiranën në Champions

Delo.autor

Leave a Comment