Futboll

Inter kërkonë rinovimin me sulmuesin Mauro Icardi

Mauro Icardi shënoi 4 gola në fitoren 5-0 të Interit në Marassi ndaj Sampdorias, duke treguar se është rikthyer në formën e tij më të mirë pas dëmtimit të pësuar, që e mbajti jashtë fushave për 1 muaj.

Tani argjentinasi është gati për fazën finale të sezonit me Interin dhe është në ndjekje të 2 objektivave: kualifikimi në Ligën e Kampioneve me klubin zikaltër, si dhe pjesëmarrja në Botërorin e Rusisë me Argjentinën.

Ndërsa te klubi milanez po mendohet për ta mbajtur atë në skuadër. 103 golat e shënuar në Serinë A në moshën 25 vjeçare e bën një detyrim për zikaltrit që të kërkojnë rinovimin me sulmuesin. Sipas asaj që publikohet në median italiane, shumë shpejt do të nisin bisedimet mes palëve për rinovimin e kontratës me Icardin deri në vitin 2023.

Kontrata aktuale e sulmuesit ka një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 110 milionë Euro, që është e vlefshme për klubet jashtë Italisë për periudhën 1-15 korrik. Ideja e drejtuesve të interit është që në kontratën e re kjo klauzolë të rritet ndjeshëm, ndërkohë që në rinovimin e tij të përfshihet edhe një pagë më e lartë e futbollistit.

Aktualisht Icardi përfiton nga Interi 4.7 milionë Euro shifër që shkon në 5.5 milionë, së bashku me bonuset. me kontratën e re që i ofron Interit kjo pagë shkon në 7-8 milionë Euro neto në sezon.

Related posts

MORI 1 PIKË TË “ARTË” NDAJ JUVENTUS/ Berat Gjimshiti: Shpresonim në një fitore, tashmë kemi…

Delo.autor

Atletico Madrid shfaq interes për sulmuesin e Paris Saint-Germain

Sadik.Autor

“IBRA ËSHTË BABAI I TË GJITHËVE TEK MILAN”/ Mbrojtësi Dalot: Jashtë fushës është një person normal, i pëlqen të…

Delo.autor

Leave a Comment