Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Ja 10 arsyet se pse SHQIPËRIA mund të marrë pikë sonte ndaj SKOCISË

Sonte, kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë kundër përfaqësueses së Skocisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ky takim është mjaft i rëndësishëm për të besuarit e trajnerit Christian Panucci që do të duan të ruajnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, pas fitores minimale kundër Izraelit.

Kuqezinjtë nuk shihen si favoritë në këtë sfidë, megjithatë ka disa arsye se pse “tanët” mund të dalin me pikë nga “Hampden Park”.

– Pas suksesit me Izraelin, në skuadër është rikthyer mentaliteti i fituesit.
– Trajneri Panucci i është rikthyer lojtarëve të “vjetër” që ia dinë mirë rëndësinë fanelës kuqezi.
– Në ekip ka futbollistë që japin 100 përqindëshin e tyre.
– Në Skoci është koha për të lënë gjurmë sepse Shqipëria jonë mundet.
– Eksperimentet me formacionin duket se kanë përfunduar dhe tashmë organika është stabile.
– Në fazën ofensive kemi dy lojtarë si Guri dhe Balaj që dinë në çdo moment të zgjidhin situatat.
– Porta është shndërruar në siguri më vete dhe vështirë se edhe sulmi skocez do të arrijë të depërtojë Strakoshën që po kalon një super formë.
– Presioni është më shumë në anën e skocezëve të cilët duhet doemos të fitojnë në shtëpi përballë publikut të tyre.
– Forma e mesfushës e treguar në ndeshjen ndaj Izraelit ka rritur ndjeshëm kuotat e optimizmit.
– Trajneri Christian Panucci ka premtuar se në fushë do të hyjnë vetëm për fitore.

Related posts

INTER E PRITI DERI NË FUNDIN E MERKATOS/ Moses zgjodhi… Rusinë për faj të Chelsea

Delo.autor

TË GJITHË KUNDËR/ Ja reagimi qesharak i IBRËS pasi SALAH fitoi çmimin e golit më të mirë (VIDEO)

Isa.Autor

UKRAINË-ANGLI/ “Blindohet” Roma dhe “Olimpico”, 5 pika kontrolli dhe 3 mijë agjentë “kundër” tifozëve anglezë

Delo.autor

Leave a Comment