Futboll

“Icardi? E karikon Wanda… Jemi bamirësit e Inter”

Një ditë pas kapitullimit të tmerrshëm të Sampdorias së tij kundër Inter, e tërhequr zvarrë nga një Mauro Icardi i rilindur, presidenti i ekipit genoan, Massimo Ferrero, ka përmbledhur me një batutë leksionin e rëndë të diktuar ndaj ekipit të tij prej lojtarit argjentinas: “Duket që Wanda e stimulon. Katër javë më parë thonit se kishte mbaruar, ndërkohë…”.

“Jemi bamirësit e Inter. Icardin e njoh mirë, është një futbollist i madh dhe dje ka bërë ndeshjen më të mirë të vitit. Nuk jemi ndalur, është një incident rrugëtimi. Kuajt shihen në finish, ngelen akoma edhe 10 ndeshje. Nuk ka nevojë të bëjmë procese, jemi të njëjtët që mundën Juventusin, por dje kemi pësuar 5 gola ndaj Inter, mbase ishim të shpërqendruar. Kemi 10 futbollistë kombëtaresh, mbase mendonin të ktheheshin në vendet e tyre. Giampaolo? Nuk ka patur përballje nuk kishte pse të bënim. Giampaolo është trajneri që kam zgjedhur, nuk është në diskutim dhe do të na dërgojë aty ku zemra do të dojë”, deklaroi presidenti i Sampdorias, Ferrero.

Related posts

E ARDHMJA E BALE NË DILEMË/ Real Madrid merr vendimin e papritur, ja çfarë vendos

Delo.autor

U dëmtua në derbin ndaj Schalkes, Batshuayi mbyll sezonin

Sadik.Autor

Me shumë mungesa, Partizani pret sot Kukësin

Q.Autor

Leave a Comment