Futboll

Zbulohet basti që vuri Ronaldo kur kishte shënuar 11 gola më pak se Messi

Cristiano Ronaldo vazhdoi momentin e shkëlqyer të formës që po kalon, duke shënuar katër gola për Real Madrid, në fitoren 6-3 ndaj Girona, të dielën në mbrëmje. Kjo ishte ndeshja e tetë radhazi që portugezi gjen rrugën e rrjetës dhe në 9 ndeshjet e fundit në La Liga ka shënuar plot 18 gola. Forma e tij e shkëlqyer ka ndrequr situatën problematike të kaloi në fillim të sezonit, ku në shtatë ndeshjet e para kishte shënuar vetëm 1 gol, 11 më pak se Lionel Messi. Pikërisht në këtë pikë, sipas gazetës “Marca”, Ronaldo vuri bast me shokët e ekipit se do ta mbyllte kampionatin spanjoll me më shumë gola se rivali argjentinas i Barcelonës.

Renditja e golashënuesve në La Liga:

Lionel Messi (Barcelona) – 25 gola;

Cristiano Ronaldo (Real Madrid) – 22 gola;

Luis Suarez (Barcelona) – 21 gola;

Antoine Griezmann (Atletico) – 17 gola,

Cristhian Stuani (Girona) – 17 gola;

Iago Aspas (Celta Vigo) – 16 gola

Ronaldo i tha shokëve te “Los Blancos” se do të mbyllte La Liga me trofeun e “këpucës së artë” në duar. Me katër golat e shënuar në fundjavë, 33-vjeçari portugez është i dytë në renditjen e golashënuesve më të mirë në Spanjë, me tre gola më pak se Lionel Messi dhe një më shumë se Luis Suarez. Real Madrid dhe Barcelona kanë edhe nëntë ndeshje deri në fund të kampionatit, përfshi edhe “El Clasico” në muajin maj në “Nou Camp”. Edhe pse ka shënuar më pak se Messi, Ronaldo e ka më të mirë mesataren gol/ndeshje sepse ka luajtur në më pak takime. Në këtë edicion të La Liga ai ka shënuar një gol çdo 92 minuta të luajtur, ndërsa Messi ka shënuar një gol çdo 98 minuta.

Related posts

NDESHJA NDAJ CRVENA ZVEZDËS/ Ja çfarë ndodh me Tiranën në rast kualifikimi në raundin e tretë

Delo.autor

SFIDA ÇEREKFINALE ITALI-BELGJIKË/ UEFA cakton arbitrin që u arrestua në vitin 2020

Delo.autor

E DUAN TË GJITHË/ De Laurentiis, gati të dëgjojë ofertat për sulmuesin Dries Mertens

Isa.Autor

Leave a Comment