Futboll

FOTO/ Elesid Hysaj zbarkon në Shkodër, del xhiro me ‘bishën’ 200 mijë eurosh

Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj është një ndër lojtarët më të përfolur në arenën ndërkombëtare, kjo për faktin se paraqitjet e tij kanë qenë pozitive në kampionatin italian, te skuadra e Napolit ku ai bën pjesë prej kohësh.

Ecuria pozitive në Itali, por edhe në kompeticionet e tjera, ka bërë që lojtari kuqezi të jetë një ndër të përfolurit për kalimin në skuadra të mëdha europiane, si Chelsea, Manchester United apo dhe skuadra të tjera të mëdha në Europë.

Pak minuta më parë, Hysaj është fotografuar në Shkodër, saktësisht në qendër të qytetit, në zonën afër teatrit “Migjeni” duke udhëtuar me “bishën” e tij.

Ai është rikthyer në vendlindje për shkak se Kombëtarja do zhvillojë për pak ditë një miqësore me Norvegjinë, bashkë me lojtarin në Shkodër ka ardhur dhe Lamborghini i tij, që në treg vlerësohet jo pak, por 200 mijë euro./ newsport

Related posts

SHKËLQEU NË LA LIGA/ Ish-sulmuesi malazez ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare

F.autor

KOSOVË/ Eroll Salihu, zgjidhet kryetar i Komisionit të Arbitrazhit Sportiv

Delo.autor

PËSOI DËMTIM “HORROR”/ Mesfushori shqiptar publikon pamjet e këmbës së tij në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment