Futboll

Chelsea favorit, por shumë klube duan mbrojtësin e United…

Chelsea është gati të bëj një ofertë për Luke Shaw duke qenë se futbollisti anglez ka kërkuar largimin nga Manchester United gjatë verës së ardhshme.

E ardhmja e Shaw te United duket se u shënua përfundimisht në ndeshjen kundër Brighton në fundjavë kur ai u zëvendësua ende pa u mbyllur pjesa e parë dhe mori kritikat e trajnerit Jose Mourinho.

22-vjeçari është tifoz i Chelsea që kur ka qenë fëmijë dhe nëse Mourinho qëndron te Manchester edhe vitin tjetër, atëherë nuk ka dyshime se ai do të luaj diku gjetkë.

Chelsea are ready to offer Luke Shaw a way out of Manchester United this summer

“Daily Mail” ka shkruar sot se Shaw ndihet i nderuar nga interesimi i Chelsea, klubi që humbi betejën me Manchester United për blerjen e futbollistin nga Southampton në vitin 2014, kur “djajtë” shpenzuan 40 milionë milionë euro.

Manchester City, Arsenal, Everton dhe Tottenham, që drejtohet nga trajneri Pochettino me të cilin Shaw “shpërtheu” te Southampton, janë klubet e tjera të gatshëm të marrin 22-vjeçarin në momentin që ai do të mbyllë etapën katër vjeçare në “Old Trafford”.

Related posts

Cesk Fabregas është i lumtur që jeton në epokën e Messit dhe Ronaldos.

Q.Autor

Dështoi si futbollist, kush është arbitri që bëri masakër me Lushnjën? Ja si arriti Ferhataj në Superiore

Q.Autor

Champions League, Conte: “Të paktën 1 gol ndaj Barças, Iniesta si Pirlo”

Q.Autor

Leave a Comment