Futboll

Lideri i Lyon dëshiron të luajë në një nga 10 klubet më të forta të planetit…

Objektivi kryesor i Arsenal në merkato, Nabil Fekir, ka si ambicie të luajë në një nga 10 skuadrat më të forta të Europës në momentin që do të largohet nga Lyon gjatë merkatos së verës, bëri të ditur menaxheri tij.

Wenger është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro për të marrë Fekir para Kupës së Botës 2018 dhe menaxheri i lojtarit, Jean-Pierre Bernes, i ka hapur derën largimit të tij nga Ligue 1, por pohoi se nuk do ta detyrojë klubin francezë në shitjen e tij.

Image result for Nabil Fekir

“Në fund të sezonit do të kemi një bisedë me presidentin Aulas dhe do të gjejmë zgjidhjen e duhur, – tha Bernes për “Le Dauphine Libere”. – Fillimisht do të respektojmë Lyon, sepse askush nuk mund të hedh baltë mbi shtëpinë e tij, por Lyon është një klub i madh në Francë, por jo një nga 10 më të mëdhenjtë në Europë.

Ne do të kërkojmë largimin nëse do të kemi ofertë nga një prej 10 ekipeve më të mira të planetit, por vendimin përfundimtar do ta marrë Lyon.”

Related posts

SHERRI BRENDA KLUBIT/ Roma nuk e fal yllin e sulmit, ja gjoba për të

Delo.autor

“ISHA 95% LOJTAR I “LOS BLANCOS”/ Dani Alvesh rrëfen një histori: Falenderoj presidentit që shmangu kalimin tim…

Delo.autor

Ronaldo me film të animuar, CR7 kthehet në superhero në “Striker Force 7”

Sadik.Autor

Leave a Comment