Futboll Seria A Sport

FITIME STRATOSFERIKE/ Nga akulloret tek hotelet, Ronaldo e kthen Torinon në markë globale

Blerja e kartonit të Cristiano Ronaldos nga klubi italian i Juventusit është pagëzuar si “goditja e shekullit”, pasi pritet që edhe përfitimet jashtë fushës të jenë mjaft të mëdha, jo vetëm për Juventusin në formë marketingu, por edhe për sponsorët e zonjës së vjetër, kompanitë në menaxhimin e familjes Agnelli, futbollin italian, por edhe qytetin e Torinos. Tregtarët në vend shprehen mjaft entuziastë për këtë transferim, pavarësisht faktit se me kë janë tifozë në futboll. Të gjithë pritet të fitojnë.

Tregtarët e thjeshtë, e sidomos ata të suvenireve do të përfitojnë drejtpërdrejtë, tashmë që Cristiano Ronaldo është ktheyr në një simbol të qytetit piemontez. Por jo vetëm kaq. Norma e rezervimit të hoteleve pritet që të rritet ndjeshëm tashmë që Ronaldo është i Juventusit. Gjatë vitit të kaluar, në Champions League, me ardhjen e Barcelonës së Messit në qytet, norma e dhomave të zëna u ngjit në 86.6%. Sipërmarrësit e sektorit deklarojnë se, tashmë që Cristiano Ronaldo do të jetojë gjithë vitin në Torino, norma e rezervimit do të jetë pranë maksimumit edhe në ditët që s’do të ketë aktivitete të mëdha sportive. Thuajse të gjitha turet turistike në qytet kalojnë nga stadiumi Allianz i zonjës së vjetër.

Edhe sektori i bareve dhe restoranteve është pushtuar nga euforia, me picat e ëmbëlsirat që tashmë mbajnë numrit 7. Dhe radhët janë të gjata, sidomos nëpër ëmbëltore. Marka e Torinos tashmë do të jetë gjithmonë e më shumë globale dhe produkti i brendshëm bruto i qytetit projektohet të rritet ndejshëm nga efekti CR7.

Related posts

LASKA E NDOQI DERI NË TIRANË ME BMW/ Ja prapaskenat e sherrit me Halilin

F.autor

BOTËRORI 2022/ Vetëm 3 ditë të bashkuar, zbulohet axhenda e Shqipërisë për transfertën e 2 shtatorit

Delo.autor

SITUATA E KORONAVIRUSIT/ Jepet vendimi për ndeshjen Champions Barcelona-Napoli

Delo.autor

Leave a Comment