Futboll

Panucci i jep leksione Dukës dhe kuqezinjve. Ja çfarë ndodh në seancën e parë

Kombëtarja shqiptare po zhvillon në këto momente seancën e parë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës.

Stërvitja ka nisur në orën 15:30. Në minutat e para, trajneri Christian Panucci ka mbledhur skuadrën dhe ka folur para grupit rreth 15 minuta.

Mësohet se italiani u ka komunikuar futbollistëve objektivat e skuadrës.

Gjatë kësaj kohe bashkë me kuqezinjtë ka qenë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka, i cili ka dëgjuar fjalimin e Panuccit.

25 lojtarë janë të pranishëm në këtë seancë të parë të Kombëtares, e cila po përgatitet për miqësoren me Norvegjinë që do të zhvillohet më 26 mars në “Elbasan Arena”

Related posts

“NUK DO TË SHKRUAJMË ME MBAPPE”/ Guardiola dhe Manchester City dalin jashtë garës për francezin

F.autor

EUROPA LEAGUE/ Trajneri i Romës: Jemi gati, pres shumë nga skuadra

F.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ngrihet alarmi te Barcelona, talenti i katalanasve refuzon rinovimin e kontratës

Delo.autor

Leave a Comment