Futboll

Real Madrid ‘spastron’ skuadrën për t’i bërë vend Neymar

Reali i Madridit po përgatitet të bëjë eksodin në fundin e këtij sezoni. Skuadra merenges që ka si objektiv për merkaton e kësaj vere blerjen e Neymar, po mendon të largojë dy emra të rëndësishëm të saj në mënyrë që të arkëtojë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar koston e kartonit të sulmuesit të Paris Saint Germain.

Gareth Bale dhe Karim Benzema janë ata që kanë probabilitetin më të madh për t’i thënë lamtumirë Realit, por nuk përjashtohet mundësia që shembullin e tyre ta ndjekë edhe ndonjë futbollist tjetër. Bale dhe Benzema që janë sulmues që luajnë në pozicionin ku vepron edhe Neymar, janë ndër futbollistët me vlerën më të lartë të merkatos.
Por sipas portalit ‘Transfermarkt’, ata vlerësohen respektivisht 50 dhe 75 milionë Euro, shuma që po të mblidhen formojnë një shifër shumë inferiore në krahasim me 400 milionë eurot që kërkon PSG për Neymar.

Kështu që për t’iu afruar këtij pretendimi të klubit ‘tansalpin’, Reali do të duhet të gjejë mënyra të tjera për të arkëtuar më shumë të ardhura, proces në të cilin përfshihen edhe largimet e 3 prej futbollistëve të tij; Achraf, Marco Llorente dhe Borja Mayoral.

Related posts

MILAN-JUVENTUS/ Pas një asist nga Kulusevski, McKennie nuk fal ndaj “Kuqezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

VLLAZNIA-TIRANA/ Fangaj pritet titullar tek shkodranët, Xhixha starton nga minuta e parë. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

E zbulon Laze | Punonte në FSHF, i solli Elbasanit aksionerët nga Anglia

Sadik.Autor

Leave a Comment