Futboll

Gjermania e frikshme, ja 4 formacionet e mundshme në për Kupën e Botës në Rusi

Vizioni i Kimmich, energjia dhe leximi që ai i bën lojës e bën atë një zëvendësues të shkëlqyer për ish-shokun e ekipit Philipp Lahm. Low e ka quajtur Kimmich “lojtar i klasit botërore”, ndërsa Jonas Hector i Koln-it e ka forcuar vendin e tij si mbrojtës i majtë në zgjedhjen e parë që nga debutimi i tij në nëntor 2014. Boshti i ekipit është ndërtuar rreth fituesve të Kupës së Botës 2014: bërthama është nga Bayern duke nisur nga kapiteni Manuel Neuer, Mats Hummels, Jerome Boateng që përbëjnë një treshe mbrojtëse të fuqishme, ndërsa Toni Kroos dhe Sami Khedira – të dyja titullar në finale të Champions League të sezonit të kaluar, respektivisht me Realin Madridin dhe Juventusin – në mënyrë të natyrshme në mesfushë. Thomas Müller është Thomas Müller, ndërsa cilësia dhe përvoja e Mesut Özilit i garantojnë atij një vend.

Forma e mrekullueshme e Werner me Leipzig e bën atë sulmuesin e parë të zgjedhur, megjithatë Mario Gomez ose Sandro Wagner nëse do të vazhdojnë të bëjnë përshtypje gjatë sezonit të Bundesliga, atëherë ata do të bëjnë presion mbi vendin e Werner.

Është e qartë se Low ka alternativa në pozicionet e mesfushës sulmuese, në gatishmëri nëse ai preferon të zhvendosë Müller në rolin e sulmuesit të vetëm ose nëse problemet e dëmtimit të Marco Reus do të vazhdojnë, por ylli i Borusia Dortmund po shkëlqen që kur u kthye nga një dëmtim i rëndë. /EDS/

Related posts

SONTE LUHET “EL CLASICO” E 239-TË/ Ramos lider në Madrid, tri ndeshje larg…

Delo.autor

POZA BËHET VIRALE/ Patrick Kluivert po kujdeset për De Jong-un në Barcelonë (FOTO)

Delo.autor

LEKSIONE PËR SULMUESIT/ Ramos është spektakolar. Ka parakaluar Figon dhe Ksavin, shumë yje i shohin targën

Delo.autor

Leave a Comment