Futboll

Forbes shpall listën e sportistëve më të paguar, dominon NBA

Forbes ka publikuar listën e 10 sportistëve më të paguar të momentit. Në këtë renditje është marrë parasysh paga e tyre vjetore si dhe të ardhurat nga sponsorizimet. Renditja është e përbërë nga sporte të ndryshme, që nga futbolli, basketbolli, goli apo Formula 1.

Në vendin e parë qëndron Cristiano Ronaldo me 66 mln Paund në vit, që nga paga me Real Madrid e deri te sponsorat e si Nike, Armani dhe Tag Heur.

I dyti në listë është LeBron James. Ylli i NBA paguhet 61 mln Paund, edhe është shpallur MVP i sezonit në vitet 2009, 2010, 2012 dhe 2013.

I treti është Lionel Messi. Konsiderohet më i miri në historinë e futbollit, por jo më i paguari, pasi arkëton 57 mln Paund.

I katërti renditet Lewis Hamilton, me 50 mln Paund. Piloti është pranë një super rinovimi të kontratës me Mercedes.

Roger Federer në vendin e pestë. Është tenisti më i sukseseshëm i të gjitha kohërave dhe përfiton 45 mln Paund.

Në vendin e gjashtë është një tjetër basketbollist, Kevin Durant merr 43 mln Paund.

Vendi i shtatë zihet nga një golfist. Rory McIlroy është britaniku i dytë më i paguar pas Hamilton, me 36 mln Paund. Është dhe më i riu në këtë listë.

Në vendin e tetë pozicionohet ylli amerikan i sportit, Andrew Luck. Lojtari i Indianapolis Colts merr 35 mln Paund.

Basketbolli dominon sërish me vendin nëntë që ndodhet “xhevahiri”i Golden State Warriors, Steph Curry, me 33 mln Paund.

Lista mbyllet sërish me basketbollin. James Harden i Houston Rockets fiton plot 33 mln Paund.

Related posts

E PAZAKONTË NË SERIE A/ Lojtari kërkon me ngulm të ndëshkohet sepse… (VIDEO)

Delo.autor

TIFOZI HYN NË FUSHË PËR TË TAKUAR IDHUNIN E TIJ/ Shikoni gjestin e madh që bën Mbappe (VIDEO)

Delo.autor

BAYERN NË KRIZË/ Gladbach shkakton “katastrofë” në Mynih me “tërmet” 3 ballësh

Isa.Autor

Leave a Comment