Futboll

Xavi: Dembele ende s’e ka kaluar testin me Barcelonën

Ish legjenda e Barcelonës Xavi ka pranuar se Dembele, që kalojë në një shifër rekord në Barcelonë, ende duhet ta provojë vetën tek “Blaugrana”, duke filluar me menaxhimin e presionit që e ka në këtë skuadër

Ousmane Dembele duhet ta kalojë “provimin finalë” në Barcelonën nëse dëshiron që të tregojë se a ja ka vlejtur për t’i paguar 105 milion euro për transferin e tij.

Anësori francez u transferua nga Dortmundi në verën e 2017 me fondet që Barcelona mori nga shitja e Neymar për 222 milion euro nga Paris Saint – Germain.

“Atij i duhet pak kohë. Barca është si një provim i fundit për një futbollist që nuk është lehtë për ta kaluar. është si Dembele që tani duhet ta kalojë provimin e masterit sepse jo gjithkush mund të luaj për këtë klub”, ka thënë Xavi.

“Pse? Sepse ju duhet të dini tri herë më shumë në këtë skuadër se në të tjerat. Barca luan në një zonë 30 metershe të fushës. Dembele ka shumë talent, është shumë i shpejt, por këtu në Barcelonë ai nuk do të këtë hapësirë të madhe sikurse pati në Dortmund apo në Rennes. Atje ai do të kishte më shumë hapësirë por edhe kohë, në Barcelonë jo. Për këtë duhet ende ta jep provimin final të tij”.

Related posts

“KY SISTEM ËSHTË I DJALLOSUR”/ Ibrahimovic i pakënaqur: Si mund të fitosh mentalitetin e duhur, nëse duhet…

Delo.autor

“PRESIDENTI TAKAJ NA KA DHËNË BESIM”/ Flet kapiteni Dita pas fitores: Do të jap maksimumin…

Delo.autor

NGA GREZDA TEK TAULANT XHAKA/ Përplasjet e Edi Rejës me lojtarët e Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment