Futboll

Neymar vendos për trajnerin e ardhshëm të PSG

President, më mirë Luis Enrique, se sa Antonio Conte. Merrni atë.” Sipas medieve franceze, në sintezë të plotë, këto kanë qenë fjalët që braziliani Neymar i ka thënë pronarit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, i cili pak ditë më parë fluturoi drejt Brazilit për të takuar yllin e skuadrës, pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe që ishte në fazën e riaftësimit.

Më saktësisht sipas “Paris United”, numri një i klubit parisien i ka kërkuar ish-lojtarit të Barcelonës një mendim për emrat më të “nxehtë” që përfliten në shoqërinë pariziene si pasues të Unai Emery, që me të gjitha gjasat do të largohet në fund të këtij sezoni.

Përgjigja e sulmuesit ka qenë e thjeshtë, Neymar nga skarcuar nga stoli i skuadrës teknikun italian, që aktualisht drejton Chelsea, duke i thënë se nuk e dashuron futbollin që ai ushtron, ndërsa spanjolli, me të cilin ka punuar edhe gjatë kohës që ishte te katalanasit është ndryshe, dhe e njeh më mirë.

Dy emra të tjerë shumë të përfolur pët të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain, janë edhe ata të Carlo Ancelottit si dhe trajnerit të kombëtares Gjermane, Joachim Loeë. Përsa i përket Ancelottit, ky është trajneri i duhur për mbrojtësin dhe kapitenin e PSG, Thiago Silva. Fjalën e cilit do të dëgjojë më shumë Al-Khelaifi, kjo mbetet për t’u parë.

Related posts

 Shqipëri U21- Spanjë U21/ Formacionet: Vrioni titullar, iberikët nuk i kursejnë yjet

Isa.Autor

PSG REZERVON ENRIQUE/ Nga Hernandez tek Asensio, në Francë zbulojnë afrimet e para

F.autor

Curry 44 pikë në suksesin e Warriors, për Cleveland nuk mjafton LeBron

Q.Autor

Leave a Comment