Futboll

Trapattoni: Nëse kalon Realin, Juve fiton Ligën e Kampionëve

Giovanni Trapattoni, trajneri italian, i cili fitoi Champions-in (asokohe, Kupa Europiane) në vitin 1985, në komandën e Juventusit, thotë që, nëse kampionët e Seria A në fuqi eliminojnë Real Madridin në çerekfinale, ata mund të kurorëzohen përsëri në këtë kompeticion. “Nëse Juventusi kalon me sukses kundërshtarin e radhës, unë mendoj se mund ta rifitojë Ligën e Kampionëve.

Natyrisht, do të ketë përpara dy ndeshje të vështira, por gjigandët e Torinos mund të konkurrojnë, – tha Trapattoni në një intervistë për “Tuttosport”. – Real Madridi ka një histori të rëndësishme, e cila në Europë është më e lartë se ajo e Juventusit.

Nganjëherë mund të ndodhë që gjyqtarët të jenë të kushtëzuar nga “Bernabeu,” – vazhdoi ai. – Kapërcimi i një pengese si Real Madridi do t’i japë Juventusit impulsin vendimtar për të arritur deri në fund”. Trajneri italian, 79 vjeç, është një nga më të suksesshmit në Europë, duke fituar shtatë tituj në Itali (gjashtë me Juventusin dhe një me Interin), nga një titull në Gjermani (Bayern Munich), Portugali (Benfica) dhe Austri (Salzburg).

Në intervistë, Trapattoni ka përcaktuar argjentinasin Gonzalo Higuain, sulmuesin e Juventusit, si lojtar “universal”, i cili ka “cilësinë teknike për të luajtur topin për shokët e tij, e ndihmon shumë skuadrën”. Ai, gjithashtu, shprehu lavdërimin e tij për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, të cilin e vlerëson për mentalitetin fitues të tij dhe aftësinë për të bërë maksimumin me lojtarët që ka në skuadrën e tij.

Related posts

HOLANDË-ANGLI SHKON NË SHTESË/ 30 minuta emocione për finalen e Ligës së Kombeve

Delo.autor

U transferua në Itali, Cristiano Ronaldo reagon për herë të parë

Isa.Autor

PAS DËMTIMIT/ PSG njofton se çfarë po ndodh me Neymar

Delo.autor

Leave a Comment