Futboll

Ish-ylli i Realit dhe Bayern rrezikon 5 vite burg

Ish-ylli i Real Madrid, Xabi Alonso është lojtari i radhës, pas Messit, Ronaldos e të tjerë që janë akuzuar nga Prokuroria e kryeqytetit iberik për evazion fiskal.Prokuroria e Madridit ka kërkuar një dënim prej pesë vitesh burg për ish-mesfushorin e Real Madrid dhe Bayern Munich, Xabi Alonso. 36-vjeçari akuzohet për evazion fiskal, ku dyshohet të ketë fshehur dy milionë euro gjatë periudhës së viteve 2010 dhe 2012.

Për ish-yllin e Liverpool kërkohet edhe një gjobë prej 4 milionë eurosh, duke përfshirë edhe shumën e zbritur nga autoritetet e Tatimeve në Spanjë. Lojtari ende nuk ka reaguar për rastin në fjalë, ndërsa Ronaldo para pak ditësh përgënjeshtroi median lidhur me paratë që kishte ofruar për të mbyllur çështjen e tij.

Madje portugezi ka dashur që të largohet nga La Liga pikërisht për këtë arsye, pasi ka mohuar të ketë fshehur paratë e fituara nga të drejtat e imazhit. Ndërsa ka shprehur dëshirën të rikthehet në kampionatin anglez, aty ku sipas tij është respektuar dhe ka qenë korrekt me gjithçka dhe të gjithë.

Related posts

E ARDHMJA E GRIEZMANN TEK BARCELONA/ Diego Simeone: Ka gjithçka që i duhet për të vazhduar…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Manchester United përgatitet në rast se Cavani largohet, piketojnë ish-sulmuesin e Milanit…

Delo.autor

Brazili nuk përmbahet shënon edhe dy gola të tjerë ndaj Rusisë

Sadik.Autor

Leave a Comment