Futboll

Hysaj te Milani/ Agjenti i futbollistit lënë të hapur mundësinë e një transferimi tek klubi “kuqezi”

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, ka qenë i ftuar në radion e tifozëve të Milanit, “Radio Rossoneri”.

Gjatë emisionit LIVE, Giuffredi ka thënë se Hysaj është i kënaqur te Napoli, por të ardhmes nuk i dihet, duke lënë të hapur mundësinë e një transferimi të tij te Milani.

“Do ta shohim si do të shkojë sezoni te Napoli dhe më pas do të flasim për të ardhmen e Hysajt. Në Napoli është i lumtur, por në futboll dhe në jetë çdo gjë mund të ndodhë, të ardhmes nuk i dihet”, përfundoi agjenti i lojtarit të Kombëtares shqiptare.

Hysaj është përfolur për një transferim te shumë ekipe të njohura, si Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe së fundmi te Milani.

Related posts

E BUJSHME/ Di Maria mund të shkojë tek Napoli për një shifër REKORD

Isa.Autor

E PASKAN MALLKUAR NË “BERNABEU”/ Real Madrid jep lajmin e hidhur për Hazard, ja çfarë rrezikon…

Delo.autor

BAYERN MBRETËRON EUROPËN/ Coman dërgon në “ferr” sheikët e PSG

Delo.autor

Leave a Comment