Futboll Seria A

Dy skuadrat e Premier League gati të paguajnë klauzolën për Ghoulam e Napolit

Dëmtimi që po e lë jashtë fushave të blerta prej muajit nëntor, nuk ka ndikuar aspak tek klubet e interesuara për mbrojtësin algjerian, Faouzi Ghoulam.

Gazeta franceze “France Football” konfirmon se Paris Saint Germain, Manchester United dhe Liverpool janë në garë për shërbimet e tij me skuadrën e Napolit që kërkon të paktën 35 milionë euro për ta lënë të lirë.

Premier League është destinacioni më i mundshëm, pasi Liverpool e admirojnë prej kohësh mbrojtësin dhe trajneri Jurgen Klopp ka nevojë për një profil më të besueshëm për krahun e majtë të mbrojtjes.

Manchester United ka fituar pikë gjatë ditëve të fundit, kjo edhe falë agjentit të lojtarit Jorge Mendes.

Dihet se Mendes ka një bashkëpunim të ngushtë me Jose Mourinhon dhe po përpiqet të marrë disa nga klientët e tij në “Old Trafford”.

Related posts

“PUNO FORT, LUAJ FORT”/ Nuk përmbahet Ramos, e pabesueshme çfarë bën në mesnatë (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona dhe Manchester City, skuadrat e vetme pa humbje në Evropë

Delo.autor

TENSION NË STAMBOLL/ Bare dhe Demiral kapen në mesfushë, Gjyqtari nuk i fal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment