Futboll

Objektivi i Real Madridit: Jam shumë i lumtur në Tottenham

Christian Eriksen ka insistuar se është shumë i lumtur në Tottenham midis spekulimeve në rritje që e lidhin atë me një transferim të mundshëm në La Liga.

Barcelona dhe Real Madridi kanë shfaqur interesim për përfaqësuesin e Danimarkës, i cili është në formë të jashtëzakonshme këtë sezon.

Trajneri i ekipit kombëtar të Eriksenit, Age Hareide, pohoi të martën se 26-vjeçari do të bëhej yll për cilëndo, Real Madridin dhe Barcelonën, e madje shkoi edhe më larg duke pohuar se ai është më i mirë se Luka Modric.

Mesfushori është përgjigjur, duke insistuar se nuk e ka menduar largimi nga Tottenhami.

“Të jem i sinqertë, nuk mendoj për interesimin e shfaqur nga të tjerët”, ka thënë Eriksen për BT.

“Futbolli luhet në të tashmen, por edhe mund të ëndërrosh [për të ardhmen]. Ëndërrta janë diçka tjetër, dhe bëhen realitet vetëm kur oferta është në tavolinë. Momentalisht, shumica e njerëzve janë shumë të lumtur në Tottenham e edhe unë”, shtoi ai.

Related posts

Messi-Ronaldo, 1.000 gola së bashku në LaLiga (Video)

Sadik.Autor

KA PASUR FATIN TË LUAJË ME TË DY/ Dybala: Me “Pleshtin” gabova. Ronaldo duket si mburravec, por…

Delo.autor

RINISJA E KAMPIONATIT TË SERIE A/ Mjeku tremb Inter: Lukaku nuk do të ketë të gjejë formën

Delo.autor

Leave a Comment