Futboll

Barça mund të sigurojë titullin në “El Clasico” ndaj Real Madrid

Tifozët e Barcelona-s janë duke fërkuar duart për arsye se skuadra e tyre mund të festojë titullin e La Liga-s në Camp Nou më 6 maj, pikërisht ndaj Real Madrid në Camp Nou.

Skuadra e Ernesto Valverde-s mund të shpallet kampione brenda në shtëpi ndaj rivalëve më të mëdhenj të historisë së tyre.

Një tjetër mundësi është që Barça të luajë në El Clasico me titullin e hipotekuar një javë më parë, duke detyruar Real Madrid të bënte korridorin e nderit teksa lojtarët katalanas të dalin nga tuneli i dhomave të zhveshjes.

Por nuk mendohet se lojtarët e Real do të jenë dakord pasi Barcelona refuzoi të bënte të njëjtën gjë pasi Real u kthye nga Kupa e Botës për Klube në dhjetor, me justifikimin se skuadra do të ishte e gatshme ta bënte nëse skuadra fituese ishte në të njëjtin kompeticion me ta.

Me nëntë ndeshje të mbetura në La Liga, Barça ka nevojë për 16 pikë për t’u shpallur kampione matematikisht.

Nëse Barça fiton gjashtë ndeshjet e radhës, dhe Atleti bën të njëjtën gjë, atëherë titulli do të fitojet ndaj Deportivos një javë përpara El Clasico-s, por nëse Barça humbet ose barazon një nga ndeshjet, atëherë titulli mund të vendoset ndaj Real Madrid.

Related posts

NJË GOL QË DO TË MBETET HISTORIKE ME SPANJËN/ Albasete nderon Iniestën, ja surpriza e madhe

Delo.autor

Rinovon edhe Radas: Skënderbeun e kam në zemër, nderoj shiritin

Isa.Autor

UEFA PUBLIKON LISTËN/ Njihuni me 20 klubet më të mira në historinë e Champions

Delo.autor

Leave a Comment