Futboll

Spanja ka 10 titullarë dhe një pikëpyetje

Kur kanë mbetur edhe tre muaj nga fillimi i Kupës së Botës, trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, e ka të qartë se të cilët lojtarë duhet të mbështetet në Rusi. Ekziston vetëm një pozicion që mbetet për t’u përcaktuar në formacionin titullar, teksa 10 lojtarë e kanë treguar tashmë se meritojnë të jenë pjesë 11-shes.

Davi de Gea do të jetë në portë, ndërsa Dani Carvajal, Sergio Ramos, Gerard Pique dhe Jordi Alba do të mbrojnë numrin 1 të Manchester United. Diego Costa do të udhëheqë sulmin i mbështetur nga David Silva dhe Isco.

Në mesfushë, Sergio Busquets dhe Andres Iniesta janë të palëvizshëm kur janë në formë, por mesfushori i tretë nuk është gjetur akoma. Koke, Thiago Alcantara dhe Saul Niguez do të duhet të luftojnë për të treguar se kush e meriton të jetë lojtari i 11-të i Spanjës në këto pak javë të mbetura të sezonit.

Related posts

Kuotat e basteve / Ja favoritët për kryegolashënues të Botërorit të Rusisë

Sadik.Autor

E PAZAKONTË/ Qeni i prish stërvitjen ekipit anglez, u shurros piketat dhe ikën (VIDEO)

Delo.autor

Dele Alli: Jam gati për kombëtaren, Botërori shansi i artë për “luanët”

Isa.Autor

Leave a Comment